20 May 2013

PBDNJ çel fushaten


Partia e PBDNJ çeli zyrtarisht fushaten e saj elektorale në Gjirokaster duke prezantuar ekipin e saj  garues në zgjedhjet e 23 qershorit. Lista e prezantuar edhe nga kreu i PBDNJ kryesohet nga Alqiviadhi Puli 2-Thoma Binjaku 3-Mirela Hoxhaj 4- Odeta Sufati dhe Aristidh Proko.Ne fjalen e tij Alqiviadhi Puli iu drejtua pjesmarrësve si përfaqësues i brezit të ri .
Jam këtu,- tha ai në Gjirokastrën që ishte Europë përpara Europës,ishte multi etnike përpara Europës,e megjithatë kjo Gjirokastër është harruar. Koloset e politikës mund të rrëzohen vetem me termet nga baza dhe ketë e keni në dore ju .Të gjithë po përdorin rrugën drejt Europës dhe unë po i pyes politikanët e deri tanishëm:-"A jeni të sigurt se e njihni rrugën që të con drejt Europës"?,-tha PuliMë pas e ka marrë fjalën lideri i kësaj Partie Vangjel Dule ,i cili në fjalën e tij huazoi frazën e Pulit duke thënë se në Gjirokastrën që ishte Europë përpara Europës,duhet të vish në një rruge që ngjan me një gjarper me lekurë të rrjepur. Per 8 vjet kryeministri i Shqiperisë nuk bëri asgjë për këtë vlerë të pasurisë botërore. "Ne jemi një vend ku mbizotëron varferia dhe ironia qëndron në mendjen e kryeministrit ",-tha Dule pasi e krahason ekonominë tone si konkurenten e denjë të Gjermanise.PBDNJ vjen me ambicje ne keto zgjedhje për të cuar 3 deputetë në parlamentin Shqiptar,një nga qarku i Gjirokastrës,një  nga qarku i Vlorës dhe një nga qarku i Korcës .

No comments:

Post a Comment