08 March 2013

Dita Ndërkombëtare e Gruas

8 Marsi njihet si ‘Dita e Gruas’, në të gjithë Botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por dhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9të dekada. Kjo ditë u dedikohet mbi të gjitha grave të thjeshta, të cilat në saj të vlerave të tyre ndryshuan historinë botërore; kjo ditë u kushtohet grave të cilat për shekuj luftuan për barazinë e gruas në shoqëri. Në Greqinë antike, Lysistrata ishte nismëtarja e grevës së seksit ndaj burrave me kusht që ata të ndalonin luftën; gjatë Revolucionit Francez, gratë parisiene kërkuan të drejtat e grave nën thirrjen për "liri, barazi dhe bashkim". Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të 19të, e cila ishte një periudhë e trondituar nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar. 1909 - Në përputhje me deklaratën e Partisë Socialiste së Amerikës, dita e parë Nacionale e Gruas, u festua në SHBA më 28 shkurt. Deri në vitin 1913 kjo ditë vazhdoi të festohej të dielën e fundit të shkurtit. 1910 – Në mbledhjen Socialiste Ndërkombëtare në Kopenhagen, u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e tyre dhe për ti mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri.
Në këtë konferencë morrën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tre gratë e para të cilat u zgjodhën si pjestare në parlamentin e Finlandës.1911 – Si rrjedhojë e vendimit të marrë në Kopenhagen, një vit më pare, në 1911 Dita e Gruas u vendos të festohej për here të pare në 19 mars, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër, ku miliona burra dhe gra morën pjesë në organizimet kushtuar kësaj dite. Gratë kërkonin të drejtën e votimit, të qeverisjes, të punës, të edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit në punë.Vetëm pak ditë pas këtij vendimi, në 25 Mars, një zjarr tragjik në NY vrau mbi 140 vajza gjatë orarit të punës.
Kjo ngjarje pati një rëndësi të madhe në vendosjen e ligjeve të reja në lidhje me kushtet e punës.1913-1914 – Në 1913 gratë ruse festuan Ditën e Gruas, të dielën e fundit të muajit shkurt si pjesë e manifestimeve për paqe. Ndërsa në pjesë të tjera të europës në 1914 kjo ditë filloi të festohej në 8 Mars, shoqëruar me mbledhje dhe manifestime kundër Luftës së Parë Botërore. 1917 – Si rrjedhojë e humbjes së mbi 2 milion ushtarëve Rusë gjatë Luftës së Parë Botërore, gratë ruse të dielën e fundit të shkurtit të 1917ës, u bashkuan në greva urie kushtuar ‘Bukës dhe Paqes’. Katër ditë pas fillimit të këtyre grevave, Cari u detyrua të jepte dorëheqjen dhe qeveria e përkohshme ju dha grave në Rusi të drejtën e votës. Kjo ngjarje ndodhi në 23 shkurt me kalendarin Julian, i cili përdorej në atë kohë në Rusi. Sipas kalendarit Grigorian i cili përdorej kudo në botë, kjo date bie në 8-të mars. Që prej asaj dite ‘Dita Ndërkombëtare e Gruas’ morri dimensione të tjera, dhe filloi të festohej në mbarë Botën. Në këtë dite reflektohet mbi kurajon dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.

No comments:

Post a Comment