22 March 2013

22 Marsi dita e pare e demokracise.



21 vjet më parë forcat demokratike, pluraliste dhe idealistët evropianë, do të shënonin një fitore të madhe ndaj regjimit komunist të Hitlerit të pasluftës dhe trashëgimtarëve të tij ramizistë, të cilët ripërtërinë lidhjet me komunistët ish sovjetikë dhe të vendeve të tjera lindore, thjesht e vetëm për të mbetur në pushtet.22 marsi i vitit 1992, është dita e parë e demokracisë në Shqipëri. 21 vjet më parë, të rinjtë dhe të rejat, studentët, intelektualët, punëtorët, fshatarët e këtij vendi, qytetarët më të shtypur të kontinentit, përmbysën me votën e lirë regjimin barbar të Enver Hoxhës,
të cilin Bashkimi Demokratik Evropian në deklaratën e Parisit të vitit 1991, do ta cilësonte si “Hitleri i pas Luftës në Evropë”.Regjimi i Hoxhës për 45 vjet me radhë vendosi në Shqipëri monizmin më ekstrem, totalitarizmin më total që Evropa ka njohur në tërë historinë e saj, ekzekutoi me gjyqe dhe pa gjyqe, në burgje apo kampe përqendrimi, apo vrau me uri, sëmundje, mungesë ilaçesh, në kooperativa dhe ferma bujqësore, dhjetra e dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë, nga të sapolindur gjer në pleqëri të thellë. Të gjitha këto do t’i bënte në barbari, do t’i realizonte nëpërmjet luftës së klasave dhe hiperkolektivizimit total.Ai i ndaloi shqiptarëve me ligj mendimin ndryshe dhe lëvizjen e lirë, iu konfiskoi dhe kolektivizoi pronat, iu imponoi ateizmin dhe i shndërroi nga qenie shoqërore në qenie skllevër shtetërorë. Vota e shqiptarëve më 22 mars 1992, hapi dyert e mbyllura të lirisë, tregut të lirë dhe integrimit euro-atlantik. Qytetarët shqiptarë bënë të mundur që në 22 mars të vitit 1992, Shqipëria të niste udhëtimin e lirisë, ndërtimin e demokracisë dhe tregut të lire, si dhe ngritja e çështjes shqiptare në një rang të ri dhe të merituar, në të gjitha kancelaritë dhe samitet e mëdha të botës.Partia Demokratike erdhi në pushtet atëherë kur Shqipëria ishte në kushtet më të vështira ekonomike, sociale dhe politike. Ideali i qytetarëve shqiptarë për ta parë Shqipërinë si një vend të lirë dhe Evropian. 22 Marsi u shndërrua në Shqipërinë e lirive dhe të drejtave njerëzore, në vendin e hapjes me shpejtësi drejt Evropës dhe botës, në Shqipërinë e reformave të thella të liberalizimit dhe privatizimit të ekonomisë,

No comments:

Post a Comment