20 March 2013

Femijet festojne karnavalet



Femijet e Koshtit Soros nr 7 kane festuar ne Gjirokaster festen e karnavaleve. Te veshur me personazhet e preferuara te tyre nga filmat vizatimore jane bere pjese e mjaft lojrave te organizuara edhe nga edukatoret e tyre.Gezimi i kesaj feste te kthyer tashme tradite lexohet qarte ne fytyra e vogelusheve qe e festojne e shijojne ne maksimum kete feste.Historiku i karnavaleve na çon të mësojmë se bëhet fjalë për një lloj loje ose manifestimi që ka lindur në paganizëm dhe i është dedikuar banorëve për kërkesat e tyre drejtuar fuqive si të bjerë shi, të ketë diell, të jetë viti i frytshëm, të ketë shëndet dhe kështu me radhë dhe një karakteristikë tjetër që lejohet, fshehja e identitetit në forma të ndryshme, me maska, me veshje të ndryshme dhe porosi drejtuar fuqive.
Ky lloj paganizmi në disa trajta është ruajtur edhe sot dhe natyrisht se ka ndryshuar, duke iu përshtat të sotmes.Sot karnavalet kane marrë edhe trajta të një dukurie tjetër, të humorit dhe sarkazmës, gjë që e shpjegon edhe famën e tij, se humori dhe sarkazma janë fenomene që tërheqin, joshin dhe e bëjnë të dashur, të vizituar e të kërkuar,. Qëllimi kryesor i karnavaleve është zbavitja dhe të bësh të qeshë publiku dhe mbi te gjitha ta shijosh edhe vete. Ne vendin tone jane dy qytete qe mbahen per tradite te lashte te karnavaleve si Shkodra e Korca.

No comments:

Post a Comment