20 March 2013

Shtepia e Kadarese dhe fati i saj



Ngerci i krijuar prej disa vitesh ne shtepin e gjeniut te letrave Ismail Kadare,duke se me te vertet ka mare rrugen e zgjidhjes pas problemeve qe linden me nje mure qe lidhte harkun e baneses e qe nderprenen punimet rikonstruktuese, Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve po ndermerr hapat ligjore per zgjidhjen e tyre. Te pakten kjo konfirmohet nga drejtori i monumenteve te kultures ne Gjirokaster Spatak Drasa.
Punimet per rikonstruksionin e plote te shtepise se gjeniut te letrave shqipe Ismail Kadare kane kaluar tashme fazen e pare dhe te dyte te punimeve,ne fazen e pare ne vitin 2000 qeveria Shqiptare akordoi nje fond prej 3.5 milione lekesh per ringritjen e saj dhe ne vitin 2007 per fazen e dyte u akorduan 80 mije euro per punimet e brendshme.Mosgjetja e gjuhes se perbashket ka mbajtur te bllokuara punimet qe prej vitit 2009 per shkak se nje murri ndares qe nxirte ne pah probleme pronesie.Gjeniu i letrave Ismail Kadare shtepine e lindjes se tij ja ka dhuruar qytetit te gurte te Gjirokastres per ta kthyer ate ne nje bibloteke per qytetin e vet. Kjo shtepi u perfshi nga flaket ne Nentor te vitit 1999 nderkohe qe projekti i rikonstruksionit  permban çdo detaj të shtëpisë, ku ka kaluar vitet e fëmijërisë shkrimtari, që nga shkallët e brendshme, oxhaku, deri tek rozetat.

No comments:

Post a Comment