20 March 2013

Paradoksi i Euros ne Shqiperi


Ne nje kohe kur tregjet nderkombetare te kembimit,por edhe ato te bursave europiane po tronditen nga ajo cka po ndodh ne Qipro ,Shqiperia ne menyre te dyshimte duket e vecuar nga te tilla zhvillime. Kete e tregon dhe ecuria ne rritje e kembimit valutor .Konkretisht te dhenat e fundit tregojne se Euro ka shenuar nje vleresim kundrejt monedhes vendase lekut ditet e fundit ,duke u forcuar me 0.01 leke kundrejt fundjaves se kaluar,teksa 1 euro u kembye dje me 139.84 leke.
Nje ecuri kjo e monedhes Europiane ,aspak e njejte me ate te shenuar ne tregjet e huaja. Kujtojme se Euro realisht ne bursa ka arritur nivelin me te ulet prej fillimit te vitit per shkak se kriza e Qipros ka ringritur shqetesimet e borxheve ne Bashkimin Europian

No comments:

Post a Comment