08 March 2013

Publikohen koeficentet e shkollave te larta

Edhe pse sipas udhëzimit të Ministrit të Arsimit koefiçentët e lëndëve dhe shkollave duhet të ishin në duart e maturantëve në datën 15 shkurt, përsëri kjo vonesë nuk cenon aplikimin në formularin A1. Kështu shprehen burime pranë Ministrisë së Arsimit, të cilat pranojnë “fajin” për mospublikimin në kohë të koefiçentëve, por që theksojnë se çdo kandidat ka kohën e mjaftueshme për të plotësuar formularin, duke u njohur edhe me koefiçentët. Sipas MASH, vonesa është bërë për shkak të probleme teknike dhe moshedhjen në kohë të të dhënave në sistem. Ditën e sotme në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve pritet të publikohen koefiçentët e lëndëve, por edhe të shkollave. Nëpërmjet koefiçentëve maturantët do të jenë më të informuar lidhur me lëndët që do të zgjedhin në A1-sh por dhe për degën që do të konkurrojnë për në universitet. Këtë vit gjithë procesi i plotësimit të formularit A1 do të jetë online, ashtu siç u plotësua formulari A2 një vit më parë. Afati i fundit për të plotësuar formularin A1 është data 20 mars.

Zgjedhja e lëndëve
“Zgjedhja e lëndëve është hapi kryesor për maturantët, nëse duan të jenë pjesë e universiteteve publike. Nëse një kandidat zgjedh 1 lëndë nga profili shoqëror dhe 1 nga profili shkencor, atëherë kjo është fatale. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për kandidatët që po studiojnë në profil shkencor dhe duan të vazhdojnë universitetin në profilin shoqëror. Kjo nuk duhet t’i ndodhë asnjë kandidati, pasi shanset do të ulen për të fituar një degë dhe sidomos shanset për të konkurruar për në Tiranë”, – shprehen zyrtarë pranë Ministrisë së Arsimit.

No comments:

Post a Comment