01 March 2013

Akt terrorist ne Gjirokaster



Nje akt terrorist ka tronditur mengjesin e te Premtes qytetin e gurte te Gjirokastres. Ne zonen karakteristike rreth ores 04:00 te mengjesit i eshte vendosur nje sasi prej 200 grame tritol lokalit ne pronesi te Shefki Karagjozit . Nga fuqia e shperthimit jane bere pjese e demeve te konsiderueshme edhe 19 biznese perreth. Kunati i Shefki Karagjozit ,Mufit Kurti deklaron se ky eshte nje akt i paralajmeruar dhe policia e shtetit nuk morri asnje mase. Sipas tij perpara disa ditesh ketij lokali i eshte vene nja bidon me 20 litra benzine per ta perfshire ne flake por eshte pikasur ne kohen e duhur.
Ngjarja e ndodhur ,nga ana e uniformave blu dyshohet se eshte shkak i nje konflikt te pronarit te lokalit .Ne polici jane shoqeruar 4 persona nderkohe qe policia ben me dije se i ka identifikuar 2 personat qe kane vendosur sasine e tritolit.Shume prej banoreve ,pronare te bizneseve perreth shprehen te tronditur nga kjo ngjarje qe nuk i shkon qytetit te Gjirokastres. E mbi te gjithe mbi faktin qe ka qene nje incident i paralajmeruar dhe policia e shtetit nuk mundi ta parandaloje ne kohe..Ngjarjet e rrenda po shtohen dita dites edhe ne qarkun e Gjirokastres Duke nisur nga vjedhjet per te vijuar edhe ne shperthimet e tritolit ne zonen me te vizituar nga turistet, ne pazarin karakteristik. Kjo situate te ben te besosh se shtetit Shqiptar po i shket situata nga duart dhe krimi eshte i lire te veproje. Bizneset e demtuara ne qafen e pazarit morren sot nje goditje te rrende per mbijetesen e tyre pasi pervec xhiros se paktet tashme ju duhet te perballen dhe me kosto shtese

No comments:

Post a Comment