01 March 2013

Banoret e Delvines furnizohen uje te ndotur



7500  banore te lagjes 9 Tetori dhe lagjes Sinan Bllaci ne qytetin e Delvines prej muajit Nentor 2012 dhe deri sot furnizohen ne cezmat e tyre me uje te ndotur Ndotja sipas specialisteve eshte nje ndotje bakteriologjike e nivelit te larte dhe ne te gjenden edhe prezenca e elmenteve vajore nentoksore.Instituti I shendetit publik ka rekomanduar per keta banore furnizim me uje te pijshem nepermjet boteve e cila eshte e pamundur te behet nga bashkia e qytetit te Delvines per shkak te kostos se larte financiare.
Alternativa tjeter e hedhur nga instituti I shendetit publik eshte krijimi I cezmave publike ,nje alternative e bere realitet nga bashkia e qytetit. Duke marre uje nga burimet alternative qe ka qyteti I Delvines .Kryetari I bashkise Dhurim Alinani tha per tv channel 7 se bashkia eshte duke marre te gjitha masat per tju lehtesuar banoreve menyren e furnizimit me uje te pijshem brenda parametrave te lejuar. Kjo e fundit u ka bere te qarte banoreve se uji qe  vjen ne shtepite e tyre  duhet te perdoret vetem per perdorim komunal si larje apo pastrim. Ndersa cezmat e krijuara nga bashkia e qytetit jane duke u furnizuar me uje Brenda standarteve dhe mund te perdoren edh e per uje te pijshem.Te njejtat burime konfirmojne per tv channel 7 se aktualisht eshte njoftuar ministria e puneve publike e cila deri me tani ka derguar dy ekipe me specialiste nga DPU Tirane ,te cilat kane bere verifikime ne terren, nga ku kane marre kampione per analiza te metejshme . Gjithashtu kane mbritur edhe ekipe nga ministria e shendetesise te cilet nga kane marre gjithashtu kampione nga uji I pijshem . Meqenese sipas specialisteve ndotja eshte nentokesore me nje urdher te ministrit Olldashi eshte ngritur nje grup me eksperte te Gjeodeozise per te ekzaminuar ndotjen e burimit te Vrizit ne Delvine e cila sipas tyre ka ndodhur per shkak te shirave te shumte nga muaji Nentor 2012 e ne vijim.Pas marrjes se nje rezultati perfundimtar zgjidhja e ketij problemi mbetet vendosja e nje impianti pastrimi . Nga ky problem vetem 30% e qytetit nuk eshte prekur pasi furnizohen nga 3 burime te tjera ne gjendje te lire.

No comments:

Post a Comment