28 February 2013

Shembet 1/3 e shtepise se Haderajve ne Gjirokaster



Nje tjeter shtepi karakteristike e kategorise se II ne Gjirokaster pesoi goditjen e radhes. Ka qene ora 08:30 e megjesit te se enjtes ku 1/3 e shtepise se Haderajve ne lagjen 11 Janari ne Gjirokaster u shemb nga ana perendimore e saj. Prej vitesh kjo banese e kategorise se dyte  ka patur si mjet identifikues nje tabel me nenshkrimin "Rrezik shembjeje" Nderkohe banoret qe jetojne afer kesaj banese jane zgjuar te trembur mengjesin e te enjtes nga zhurma e madhe qe shkaktoi shembja.
Fatmiresisht kjo shtepi prej kohesh ka qene e pabanuar dhe shembja e saj nuk shkaktoi probleme ne njerez ,pervec panikut te banoret perreth.Drejtori i monumenteve ne Gjirokaster Spartak Drasa beri me dije se kjo shtepi ishte e kategorizuar ne listen e shtepive me rrezik shembjeje sebashku edhe me dy shtepi te tjera. po sipas tij ne kushtet e emergjences do te merren masat per shmangien e rrezikshmerise per banoret qe jetojne afer kesaj godine ose kalojne prane saj.me nje afat te pacaktuar kjo shtepi sipas Drases do te jete pjese e restaurimeve per ta shmangur nga degradimi total,nderkohe po sipas tij do te nderhyet ne catite e disa shtepive te tjera pasi oto po behen shkak per shembje te banesave ne teresi.Banesa e Hajderave ne lagjen 11 Janari ne Gjirokaster ze nje hapesire prej 516 ha ne kete zone dhe njihet per karakteristikat e harqeve dhe strehezave tipike te nderteses Gjirokastrite.

No comments:

Post a Comment