09 January 2015

Tepelene: Mungesa e ngrohjes ne kopshte e shkolla

                                                                                             

Mungesa e ngrohjes ne keto dite te ftohta dimri po ndihet edhe ne shkollat dhe kopshtet e qytetit te Tepelenes. Kryetari i bashkise se ketij qyteti z.Termet Peci ben me dije se ngrohja me kaldaja dikur e ka perfshire koston e saj me 80 leke karburantin, por sot kur nje liter nafte kushton 170 leke eshte e pamundur te mbulohet nga bashkia.Te veshtira per t’u perballuar temepraturat jane per femijet e vegjel te cilet ne kopeshtet e ketij qyteti jane te detyruar te ngrohen me prizat, te cilat ne menyre apsolute nuk mund te ngrohin ambjentin sic shprehen vet edukatoret e ketij kopshti.Problemi i ngrohjes ne kete dite acari jane mjaft shqetesuse ne te gjitha qarkun e Gjirokastres pasi ne te gjitha shkollat dhe kopshtet mungesa e ngrohjes eshte evidente  dhe nder vite ka mbetur problem i pazgjidhur

No comments:

Post a Comment