16 January 2015

Mbetjet kimike rrezikojne banoret



Mbetjet kimike të hedhura pa kriter në zonën e njohur si ish zona gjeologjike në Gjirokastër po shkaktojnë probleme për rreth 40 familje që jetojnë në këtë zonë. Nuk dihet se nga kush apo kur janë hedhur këto mbetje kimike, por më shqetësuese është fakti se po dëmtojnë shëndetin e banorëve ,madje sipas tyre në një mot të keq situata bëhet edhe më kritike pasi era e këtyre mbetjeve përhapet në ajër dhe kjo e fundit thithet nga banorët.
Vetë banorët shprehen se ndotja e ambjentit e ka bërë të pamundur jetesën e tyre, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe rastet e banorëve me infeskione të ndryshme si pucra të dukshme në trup apo probleme me frymarrjen. Ata kërkojnë nga qeveria dhe institucionet përkatëse të merren masa të menjëhershme për eleminimin e këtyre mbetjeve origjina e të cilave nuk dihet saktësisht.Mbetjet kimike në vendin tonë kanë qenë të magazinuara ose pjesë të uzinave në kohën e monizmit. Pas viteve ’90 specialistë të ndryshmë tregojnë se ato u përhapën pa kriter në mjedis dhe pranë qëndrave të banuara. Ata kanë një dekadë që kanë dhënë alarmin për rrezikun në shëndetin e njerëzve dhe ndotjen mjedisore. Specifikat e tyre janë të ndryshme po ashtu edhe pasojat e tyre në organizmin e njeriut, ndërkohë gjithnjë e më shpesh kjo lloj ndotje është lidhur me rritjen e të sëmurëve me kancer në Shqipëri.

1 comment:

  1. Ish i dashuri im më la mua dhe vajzën time gjashtë javë më parë pasi kam provuar pothuajse gjithçka për të rivendosur marrëdhënien time, u zhgënjeva. Asgjë nuk po funksiononte për mua. Një javë më vonë ndërsa po shfletoja në Instagramin tim pashë disa dëshmi për DR, agimi i ndihmoi njerëzit të rindiznin marrëdhënien e tyre dhe të rregullonin shtëpitë e prishura, në fillim isha skeptik, por vendosa ta provoja dhe vendosa të kontaktoj me DR, Dawn për ndihmën e saj, disa ditë duke kontaktuar me të gjithçka ndryshoi automatikisht, trishtimi im u bë Gëzim, buzëqeshja ishte në të gjithë fytyrën time, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe rezultati ishte i përsosur. Unë e përdor këtë medium për të vlerësuar Dr, Dawn, nëse keni ndonjë vështirësi në marrëdhënien tuaj.
    *Nëse doni të mbeteni me barrë.
    *Nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    Dr Dawn Acuna është personi i vetëm që mund t'ju ndihmojë: dawnacuna314@gmail.com
    WhatsApp: +2348032246310

    ReplyDelete