22 May 2013

Punesimi i femrave problematik


Me kalimin e moshes, femrat ne Shqiperi kane me pak mundesi punesimi qofshin ato te arsimuara apo jo. Ky eshte konstatimi qe vjen nga zyrat e punesimit ku thuhet se numri i grave qe rezultojne te papuna i perket moshes madhore. Kjo per nje sere arsyesh te cilat kane te bejne me shkollimin, njohurive te gjuheve te huaja, apo kompjuterit. Nderkohe qe te dhenat tregojne se meshkujt jane me te arsimuar ne keto komponente. Keshtu nga te dhenat e zyres se punesimit ne Tirane rezulton se jane te regjistruara ne kerkim te nje pune 11.450 femra, ku pjesa me e madhe e tyre kane dhe rolin e kryefamiljares.
Sipas specialisteve ne Drejtorine Rajonale te Sherbimit Kombetar te Punesimit ne Tirane, vihet re tendenca qe me rritjen e moshes ulet dhe mundesia e punesimit. “Evidentohet se numri me i madh i femrave qe kerkojne te punesohen eshte per grupmoshen mbi 50 vjecare. Ndaj rezulton se 2375 femra te moshes mbi 50 vjecare jane te regjistruara si punekerkuese te papuna, krahas 572 vajzave te moshes 15-19 vjec dhe 1097 te regjistruarave te moshes 20-24 vjecare. Prej femrave te regjistruara ne kerkim te punesimit, 1273 prej tyre trajtohen me pagese papunesie, ndersa 7604 perfitojne ndihme ekonomike”- tregojne te dhenat e zyres se punes. Po keshtu ajo qe vihet re eshte edhe diferenca e pagave mes femrave dhe meshkujve. Ne te shumten e rasteve jane meshkujt ne pozicione drejtuese dhe me pagesa me te larta se ato te femrave. Te dhenat e zyrave te punes tregojne se jane te regjistruara dhe 59 vajza dhe gra te cilat jane kthyer se fundmi nga emigracioni, dhe kerkojne te rindertojne jeten e tyre ne Shqiperi. Vihet re nder te tjera se numri me i madh i femrave qe kerkojne te punesohen kane arsim 9- vjecar, konkretisht 4159. Sipas Pergjegjeses se Sektorit te Statistikave ne Drejtorine Rajonale te Punesimit ne Tiranes, Eleonora Domi, gjate muajit mars kane arritur te punesohen 197 persona te regjistruar me pare si punekerkues te papune. Prej tyre 168 jane realizuar fale ndermjetesimit te zyrave te punes dhe 29 te tjere e kane gjetur vet vendin e punes. Ajo qe vihet re ne keto statistika eshte dhe fakti se jane punesuar dhe 73 persona te cilet kane kryer studimet e larta. 58 persona qe kane gjetur pune nga regjistrimi ne zyrat e punes kane mbaruar arsimin e mesem.

No comments:

Post a Comment