18 October 2014

Shtepia e Haderajve: Nis konservimi

                                                                               



Merren masa  te  metejshme  jo vetem per shmangjen  e rrezikut por  edhe per nje faze  konservimi te shtepise  se Haderajve ne  lagjen  11 janari  te Gjirokastres.

 E djegur  dhe me  pas  e  shembur   ne  nje pjese  te  saj shtepia 200 vjeçare e haderajve  eshte  nje monument  masiv  ne  lagjen  11  janari  te qytetit  te  Gjirokastres.E braktisur prej  kohesh  jo vetem  nga drejtoria rajonale  e  monumenteve  por  edhe nga vete  pronaret  ajo degradoi vit  pas  viti derisa nje vit  me pare nje masiv  muri anesor ne pjesen perendoimore  te saj u shemb.
Per  te shmangur   rrezikshmerine  ne ate kohe drejtoria  rajonale e monumenteve u detyrua te beje shembje  te kontrolluar te pjese qe rezikonte me  shume  banoret qe jetojne prane  ketij monumenti dhe kalimtaret  dhe automjetet qe frekuentonin kete aks  rrugor.Pas  me shume  se  nje vitirriktheht  vemendja ne kete object  I  cili  gjithsesi mund  te shpetohet  ndaj  degradimit total. Eshte shoqata Trashegimia kulturore pa kufij e cila mbulon  financiarisht punimet qe do te kryhen per mbrojtjen e kesaj banese Gjirokastrite.  Sipas  inxhinjerit qe  drejton punimet  Agron Doraci  masat qe po ndermeren  jane  te fokusuara  ne  frenimin e degradimit te metejshem  te monumentevete kultures  ne  Gjirokaster.  Ne kete kuader po nderhyet tek  shtepia e Haderajve  dhe ajo e Gurgait, monumente  keto  te kateorise se  pare.Projekti parashikon perforcim te muratures,  pasi prishja e  çatise  dhe renia e structures eshte pasuar me pasoje te ndjeshme edhe ne  muret   anesore te baneses  duke  I deformuar  ato. Perforcimi do te realizohet me struktura druri  nderkohe qe baneses per ta rujajtur nga agjentet atmosferike  do ti behet edhe  nje çati provizore.Ne project eshte parashikuar edhe  nje pastrim I pergjithshem I objektit .Afati I punimeve  nderhyrese ne kete object eshte 70  dite. Kjo nderhyrje megjithese  e vonuar  shpeton nga rrenimi total  dy baanesa te kategorise  se  pare ne Gjirokaster,  nderkohe qe me dhjetra syresh  nga neglizhenca e drejtorise se  monumenteve  dhe nga  abandonimi I pronareve  tashme  jane  kthyer ne germadha.


No comments:

Post a Comment