23 July 2014

Tornado ne Sarande



Përkeqësimi i motit në orët e fundit është shoqëruar me një fenomen natyror të rrallë në Sarandë dhe Ksamil. Banorët dhe pushuesit në Sarandë dhe në ishujt e Ksamilit, janë bërë dëshmitarë të krijimit të dy tornadove në thellësi të detit, pamjet e të cilëve janë fokusuar nga shumë prej tyre. Pavarësisht se moti ende nuk kishte nisur të përkeqësohej me reshje të dendura shiu, apo det me dallgë të forta, spektakli ka zgjatur disa minuta duke bërë që edhe mjetet lundruese të afroheshin drejt bregdetit për të shmangur ndonjë incident

No comments:

Post a Comment