18 July 2014

Ministri Beqaj inspekton qendren shendetesore Lazarat

                                                                          

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka inspektuar gjëndjen e qëndrës shëndetësore të Komunës Lazarat pas disa  ndërhyrjeve për ta vendosur në rifunksionim sërisht. Z. Beqaj ka pohuar se qëndra shëndetësore e Lazaratit do ti nënshtrohet rikonstruksionit të plotë për vet faktin se kjo qendër trajton një numër të madh prej 3500 banorësh.
Po sipas tij problematika e shëndetësisë në Lazarat është e njëjtë si në cdo komunë tjetër të Shqipërisë, edhe pse ka karakteristikat e veta . ndërkohë ministri i shëndetësisë thekson domosdoshmërinë e funksionimit normal të qendrës shëndetësore me prezencën e një personeli të shëndetësisë, pajisjes me barna dhe mjete mjekësore.Lazarati eshtë një nga komunat më të mëdha të rrëthit të Gjirokastrës përsa I përket nurmrit të popullsise dhe per këtë arsye prezenca e një qëndre shëndetësore është e nevojshme. Kjo qëndër nuk ka funskionuar prej vitesh ,rivënia në funksion e saj të bën të besosh se pas ndërhyejes së policisë në Lazarat po kërkohet që në këtë komunë të kthehet normaliteti në cdo sektor.

No comments:

Post a Comment