02 July 2014

Muaji i Ramazanit

Në kuadër të muajt të shenjtë të Ramazanit televizioni Kanal 7 nis transmetimin e një cikël dokumentarësh ekskluzivë me pamje fantastike nga bota myslimane ne ballkan dhe jo vetem . Ky program vjen si një bashkëpunim ndërmjet televizionit Kanal 7 dhe Komunitetit Mysliman tw Shqipërisw për tu përcjellë besimtarëve mysliman por edhe besimtarëve të tjerë informacione rreth riteve  dhe traditave të kësaj feje. Përgjatë gjithë muajt të Ramazanit në orën 21:00 shikuesit e televizionit Kanal 7 do të kenë mundësi të njihen me të panjohura fantastike dhe të pa para ndonjëherë.Sipas gazetarit Ferdinand Samarxhi ky është një program I iniciuar nga kryegjyshi botëror fal një bashkëpunimi të frytshëm me kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, myftiun e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

No comments:

Post a Comment