12 June 2014

Proteste ne Memaliaj

                                                                              "

Memaliaj,  bashki  me  vete "eshte kerkesa e  dhjetra banore te qytetit te  Memaliajit  kane marre pjese ne nje proteste paqesore  diten e djeshme ne kete qytet Pas  njohjes  me variantet  e reformes  Administrative dhe  teritoriale  eshte  krijuar ne Memaliaj  nje grup  nismetar i cili  ka ftuar  banoret  e qytezes ne nje proteste paqesore per te kundershtuar  variantet qe  percaktojne  egzistencen e  nje  bashkie  te vetme me qender ne qytetin e Tepelenes. 
Grupi nismetar kerkon nga komisioni te zbatohen variantet 4 apo 5 qe  e parashikojne Memaliajin  si bashki me vete dhe qe i bashkangjiten komunat  Luftinje, Buz, Kras, Qesarat dhe Qender  Memaliaj. Sipas  organizatoreve  te tubimit  ne se  Memaliaj nuk do  te jete bashki me vete do  te humbasin jo vetem  nje pjese e sherbimeve qe qytetaret  i marrin  aktualisht por edhe identiteti  i tyre  si  Memaljote.Tre variantet e para qe e perjashtojne   egzistencen si  bashki me vete  te Memaliajit kundershtohen nga grupi nismetar  i cili i ka bere thirje  banoreve   ti mbeshtesin  ne kerkesen  e tyre qe  eshte ne interesin e  te gjitheve.Arsyet e kesaj kundershtie  ata i lidhin me faktin se  nje  sere sherbimesh qe deri tani  i kryenin ne qytetin  e tyre  do  te transferohen  ne Tepelene.Perfaqesues te grupit nismetar kane siguruar banoret e Meamaliajit se  kerkesen e tyre do ta drejtojne ne te gjitha instancat shteterore dhe ne varesi te pergjigjes  do te percaktohen dhe hapat e metejshem nga grupi nismetar.

No comments:

Post a Comment