10 June 2014

Gjirokastër, maturantët zhvillojnë provimin e matematikës

                                                                                

560 maturantë në Gjirokastër iu nënshtruan sot provimit të detyruar të matematikës. Sipas drejtoreshes së DAR Lindita Rova fal bashkëpunimit me policinë e qytetit të gurtë procesi I provimit të 3 të detyruar  shkoi shumë mire dhe nuk pati asnjë maturantë të përjashtuar
.Po sipas saj provimi ishte konceptuar të zhvillohej në 3 qendra administrimi ndërkohë që  kohëzgjatja ishte 2:30 minuta, nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në 12:30.Vetë maturantët u shprehën se teza e matematikës ishte e ndërtuar  me 25 pyetje ku ata duhet të marrin 10 pikë, pra 20% të pikëve për të qenë kalues. Po sipas tyre niveli I vështirësisë ishte relativisht I lartë madje kishte nga ata maturantë të cilët nuk arritën ta përfundonin në kohë provimin.

No comments:

Post a Comment