19 June 2014

Pese dite aksion ne lazarat

                                                                                 

Forcat e Policisë së Shtetit po vijojnë prej 5 ditësh depërtimin hap pas hapi për në brendësi të fshatit Lazarat, duke ushtruar kontroll në territoret e banesave, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës. Ditën e sotme, pritet një ndërhyrje nga ajri, ku dy helikopter do jenë pjesë e operacionit. Ky lajm bëhet i ditur nga vendngjarja,  Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë presin të nis dhe operacioni i sotëm. Bëhet me dije se janë shtuar forcat policore në aksionin. Bëhet me dije se 2 helikopterë transportuan forcat policore, mes të cilëve dhe efektive femra, të cilët zbritën në perëndim të Lazaratit nga Mali i Sopotit. “Forcat e FNSH-së presin dhe nuk duhet nëse do të ketë një ndërhyrje nga ajri apo jo.
Pasi një avion ka tentuar diçka të tillë.Mësymja finale në Lazarat, 2 helikopterë me 20 forca RENEA marrin qendrën e fshatit, gati për ndërhyrjePolicia ka ndërmarrë mësymjen finale mesditën e sotme në ditën e pestë të operacioni në Lazarat. Dy helikopterë me 20 forca RENEA kanë zbarkuar në qendër të fshatit, zonë ku deri më tani policia nuk kishte mundur të mbërrinte, ndërkohë që janë shoqëruar edhe nga 2 autoblinda të pajisur me mitralozë të rëndë. Mendohet se kjo do të jetë goditja finale e aksionit policor në fshatin e drogës ku janë angazhuar tanimë 1000 forca policore.Ndërkohë, objektivi i policisë në këtë fazë të operacionit është nje grup prej rreth 20 personash të armatosur të cilët qëllojnë në drejtim të policisë nga pjesa e sipërme e fshatit e njohur si zona e xhamisë. Prej ketij grupi është qëlluar edhe me snajper ne drejtim te policise. Rreth 11 e 30 minuta nisi dhe shkëmbimi i armëve mes grupeve kriminale dhe efektivëve të policisë.e Shtetit u bën thirrje banorëve të fshatit Lazarat të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të asistojnë veprimet procedurale të Policisë së Shtetit.Paralelisht me veprimet operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit në terren grupe speciale të hetimit të orientuara nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe Drejtoria për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, kanë vijuar me veprimet për kryerjen e hetimeve dhe fiksimin e provave materiale. Këto veprime po kryhen me korrektësi maksimale në respekt të plotë të ligjit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, duke garantuar një komunikim profesional dhe etik me banorët e fshatit Lazarat.”- bën të ditur Policia e Shtetit.

No comments:

Post a Comment