06 April 2013

Inagurohet shtepia e Babametove


Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij dhe Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Qytetit të Gjirokastrës, inaguruan sot godinën e restauruar monumentale të Babametove në Pazarin Karakteristik. Përfaqësuesi i Ambasades Suedeze në Tiranë Patrik Svensson, i ka dorëzuar në mënyrë simbolike pllakatën restauratore, pronarit të banesës tri katëshe e cila u desh të kthehej në identitet, më shumë se 12 muaj dhe më tepër se tre vjet nga startimi i projektit restaurues.I harruar me kohë, monumenti i kategorisë II i Babametove, ishte në një gjendje shumë të keqe ndërtimore. Pa çati, kjo godinë ka qenë e ekpozuar ndaj influencës së ashpër të agjentëve atmosferikë.
Ndërtesa u bë subjekt i ndërhyrjeve restauruese në vitin 2009 dhe përpjekjet për t’a restauruar, u ndërrmorrën nga Fondacioni Suedez Trashëgimia Kulturore pa Kufij dhe partnereve të saj në Shqipëri, Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Zyrës për Administrimin e Qendrës Historike të Gjirokastrës dhe Organizatës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Qytetit të Gjirokastrës(GCDO). Vetë kreu i ri i Ministrisë së Kulturës Visar Zhiti, ka përshëndetur këtë iniciativë duke vlerësuar edhe faktin që në ditën e tij të parë si ministër, inaguron një objekt të rëndësishëm muzeal, në zonën historike të qytetit të gurtë.Proçesi i matjes ,dokumentimit dhe zhvillimi i gjithë projektit restaurues u përdor si trajnim për arkitektë restauratorë të rinj shqiptarë. Financimi i proçesit të restaurimit u mundësua nga Agjensia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe një pjesë e fondeve u mundësua nga Packard Humanities Institute. Fondi total për restaurimin e banesës, i kalon të 170 mijë eurot. E ndërtuar në vitet ‘20, banesa e Babametove, ngrihet në zonën më të frekuentuar turistike. Muret e katit përdhes janë të mesit të shekullit XVII, në kohën e përtëritjes nga njëri prej zjarreve shkatërrues të rënë në atë periudhë në pjesën e pazarit. E lindur prej hirit të saj, kjo ndërtesë e re, më e lartë tashmë, ka pritur tregtarë për thuajse 100 vjet te ekzistencës së saj. Në marrëveshje me pronarët, godina e sapo restauruar, do të kthehet një vend për studiuesit e ardhshëm të historisë së Gjirokastrës. Restaurimi ka qenë një bashkëpunim i frytshëm mes organizmave qeveritarë dhe jo-qeveritarë dhe është përkrahur nga konsulentë nga Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Italia dhe Bosnja. Materialet dhe teknikat e përdorura kanë qenë autentike dhe proçesi i restaurimit theksoi rëndësinë e ringjalljes së mënyrave tradicionale të përgatitjes së llaçit të gëlqeres, suvasë, drurit e gurit. Kjo godinë është nje nga të parat në të gjithë Qendrën Historike të qytetit, që është trajtuar në menyrë holistike, ku monumenti është konsoliduar nga ana strukturore, ndërkohë që si eksterieri dhe interieri, janë trajtuar dhe restauruar. 


No comments:

Post a Comment