02 July 2013

Maskat shfaqen ne Tepelene


Pronari i një argjendari, ka mbetur i plagosur mesditën e djeshme (rreth ores 13:00) pas një tentative grabitjeje në dyqanin tij.Burime nga policia e Tepelenës bëjnë me dije se shtetasi Arben Goxhaj ka mbetur i plagosur, pasi maskat tentuan të grabisin argjendarinë e tij.
Nga hetimet paraprake mësohet se Goxhaj është konfrontuar me grabitësit e maskuar dhe të armatosur , të cilët e kanë qëlluar pasi kanë hasur në kundërshtimi ne tij.Maskat janë larguar menjëherë nga vendngjarja pa mundur të grabisin asgjë, ndërkohë Goxhaj i cili ka marrë një plumb në bark është dërguar menjëherë për në spital.Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që dëshmia e pronarit dhe kamerat e sigurisë do të bëjnë të mundur dhe identifikimin e autorëve.

Arrestohet në flagrancë një  shtetas për Tentativë vrasje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.Sekustrohen në cilësinë e provës materiale një Kallashnikov , 80 copë fishekë dhe një shandan mbajtës qirinjsh i vjedhur në kisha.
Në Sallën Operative të Komisariatit të  Policisë Përmet     ka ardhur një telefonatë se kryqëzimin e qytetit Këlcyrë , ka një sherr midis dy taksixhinjëve.
Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të Komisariatit të Policisë Përmet  ku ka rezultuar se:
Në kryqëzimin e qytetit Këlcyrë shtetasi Sazan Zoto pas një sherri me sende të forta  me një taksixhi tjetër Gjergji Kanani  për punë pasagjerësh, shtetasi Sazan Zoto ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur dy herë në brinjë shtetasin R.K, 15 vjec , djali i taksitit  tjetër që ishite përfshirë në sherr.
Adoleshenti është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Efektivat e Komisariatit të Policisë Përmet kanë bërë arrestimin në flagrancë të  shtetasit :Sazan Zoto, i datëlindjes 1978, lindur dhe banues në Përmet.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Përmet gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Sazan Zoto kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Kallashnikov , një karikatore, 80 copë fishekë kallashnikovi si dhe një shandan mbajtës qirinjsh i  vjedhur në kisha.
Arrestimi i tij u bë për veprën penale të “Tentativës për vrasje”, Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe të “Vjedhjes”, vepra këto të parashikuara nga nenet 76, 22, 278 e 134 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

No comments:

Post a Comment