14 August 2013

Kakavijë, kapen 31 klandestinë nga Maroku e Siria

 Kakavie- Dyndje e shtetasve Sirjan,Maroken e Afrikan nga Greqia drejt Shqiperise nepermjet kufirit jeshil. Kapet një tjetër numër i madh klandestinësh në pikën kufitare të Kakavijës.
Policia kufitare konfirmon se ka ndaluar 31 klandestinë nga Maroku dhe Siria mes tyre 8 femra .Policia kufitare ka zhvilluar nje aksion gjate nates per bllokimin e klandestineve. Të huajt mësohet se janë pikasur në vende të ndryshme në afërsi të pikës kufitare. Policia po merr në pyetje 31 të ndaluarit për të zbuluar më shumë rreth rrjetit të trafikut të klandestinëve, që duket se është kthyer në një shqetësim kohët e fundit për blutë e Gjirokastrës, të cilët pothuajse përditë ndalojnë shtetas të huaj që kalojnë tranzit në Shqipëri me destinacion vendet e tjera të Europës. Aksioni vijon edhe në këto momente, pasi dyshohet për të tjerë klandestinë në qarkullim.




No comments:

Post a Comment