06 June 2014

Bashkepunimi Gjirokaster - Janine per situatat emergjente



Rritja e temperaturave shton më tepër rezikshmërinë ndaj zjarreve dhe për këtë arsye në prefekturën e Gjirokastrës u organizua një takim me përfaqësues të rajonit të Janinës me prezencën e Sekretares së Përgjithshme të Epirit dhe Maqedonisë. Bashkëpunimi konkret nga të dyja anët në raste të emergjencave ka qenë thelbi I këtij bashkëpunimi I cili egziston prej vitesh. Vetë prefekjta Zamira Rami theksoi se një bashkëpunim I mirëfilltë nga të dyja anët do të zgjidh në kohë rekord cdo emergjencë. Ndërsa Sekretarja e Përgjithshme e Epirit dhe Maqedonisë Vasiliki Eftaksa tha se ky bashkëpunim nuk do të ketë vetëm aromë bashkëpunimi femrash por edhe miqësie.Ndërsa për devijimin e lumit Vjosë sekretarja e Përgjithsme u përgjigj se nuk ka kuptim të diskutohet një cështje e propozuar dikur, ndërkohë që Greqia është e vendosur të respektojë rregullat ndërkombëtare

No comments:

Post a Comment