21 April 2014

Rai Uno reportazh ne Lazarat

                                                                               

Rreth 4 ton drogë vetëm për 3 muajt e parë të vitit. Sasia vjen nga Shqipëria dhe është kultivuar gati e gjitha në Lazarat”. Kështu nis reportazhi i televizionit italian “RAI UNO” për trafikun e hashashit. Gazetari Xhaçinto Pinto ka arritur të hyjë pikërisht në fshatin më të famshëm të Shqipërisë. “Të gjitha shtëpinë janë të rrethuar me mure të lartë për të mbuluar plantacionet e hashashit. Banorët gjuajnë me armë gjatë natës. Këtu janë 319 hektarë të mbjellë me kanabis dhe 9 nga 10 familje e kultivojnë bimën e hashashit”, thotë gazetari italian.90 për qind e familjeve në Lazarat merret me kultivimin e marihuanës dhe çdo familje prodhon rreth një ton drogë në vit. Çdo kilogram marihuanë shitet për 300 euro.
Të ardhurat nga tregtia e marihuanës dhe substancave të tjera të ndaluara arrijnë në rreth katër miliardë euro në vit, që do të thotë gjysma e GDP-së së Shqipërisë.Ndërkohë, në fund të vitit të kaluar drejtori i Aviacionit të Guardia di Financa-s, Stefano Bastoni bëri publike hartën e kultivimit të hashashit në Shqipëri, të shpërndarë në 5 qarqet kryesore të vendit. Me ndihmën e avionëve specialë italianë, parcelat u fotografuan nga ajri. Stefano Bastoni e vuri theksin tek Lazarati, i cili mbetet zona më problematike në këtë drejtim. “Avionë me teknologji të përparuar fluturuan dhe zbuluan qindra plantacione me kanabis, lëndë narkotike që më pas masivisht trafikohet në Itali”, tha Bastoni. Ai theksoi se një nga zonat më problematike për kultivimin e kanabisit mbetet Lazarati. “Kemi bërë fotografi nga lartësia, që dëshmojnë realitetin në Lazarat si kurrë më parë”, tha asokohe Bastoni.Sipas tij, lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë, me një vlerë shitjeje mbi 4.5 miliardë euro. Vështirësitë mbeten të njëjta në identifikimin e njerëzve që mbjellin hashash, pasi prej vitesh ata përdorin sipërfaqe toke pa pronar, në zona të braktisura dhe të thella

No comments:

Post a Comment