23 February 2014

Protesta per tokat ne fshatin Tosk - Martalloz

                                                                          

Tjetersimi i prones,  Hapja  e  rrugeve  prej disa  kilometrash  pa leje ndertimi, shpyllezim  pa  leje  dhe  shfrytezim i prones se fshatit   jane problemet me te  cilat  perballen  banoret e fshatit  Tosk - Martalloz te komunes Luftinje ne rrethin e Tepelenes.Banore te fshatit  Tosk - Martalloz kane protestuar dje  ne afersi  te fshatit te tyre  pikerisht ne vendin qe  vetem pak kohe me pare ishte pyll  ne  lidhje me abuzimet qe   po ju  behen ne pronat e  tyre  pyllesore dhe kullotesore  si dhe ndertimin e dhunshem  5  kilometrave rruge mes  kodrave duke  shkaterruar peme  disa dhjetra vjeçare.  Duket  se ka mjaftuar vetem  nje falsifikim ne dokumentin fillestar te hartuar per njohjen e  kesaj prone  e me  pas  shitja e  saj  tek nje tjeter pronar per te prure  gjithe kete  situate  anormale  ne  nje pjese  te fshatrave te komunes Luftinje  te cilat po gardhohen  nga  nje  pronar i ri  i  cili  ju ka shpyllezuar edhe  3  ha  pyll prone te komunes.
Kjo  njesi e  pushtetit  vendor nderkohe nuk gjen  mbeshtetje  ne strukturat   dhe institucionet e tjera shteterore siç jane  policia  dhe  drejtoria e sherbimit pyjor  Tepelene te cilat po  lejojne  vijoje kjo  situate.Kryeplaku i fshatit Tosk - Martalloz Agim Jaupi  pohon se fshatit i eshte rrembyer  prona me dokumenta te falsifikuara. Falsifikimet sipas  tij jane te dokumentura edhe me dokument  te arkives ne Gjirokaster. Pronari qe e ka  marre    kete toke edhe ne pronen e tij ka  bere shpyllezim  pa  leje  nderkohe qe  shpyllezimin e ka bere edhe ne  nje siperfaqe prej 3  ha  prone  e komunes Luftinje  me numur kadastral 70 /1. Sipas  tij nga kjo  gje  cenohen  68 familje te fshatit Tosk - Martalloz. Perveç  kesaj eshte hapur nje rruge   4  deri 5  km forcerisht. Sipas  tij policia e njoftuar per  ti dhene ndihme komunes  ne fakt ka  mbrojtur  interesat  e subjektit  privat  duke pohuar se tashme nuk po kryen ndertime nderkohe qe shtyllat  e betonit, traktori  dhe punetoret e subjektit  privat flasin per tjeter gje.Fshati Tosk - Martalloz ka 68  familje  te   cilat merren  me mbareshtimin  e bagetive. Ne  te dy lagjet  e  fshatit ka rreth 800 krere te imta te cilave ju ngushtohet mundesia e kullotes dita - dites.

No comments:

Post a Comment