22 December 2013

Nën mbretërinë e akullit

                                                                                                                                                     

Mengjesi I te shtunës ka qenë një mëngjes akulli thuajse në të gjithë jugun e vendit. Temperaturat e ulëta janë bërë shkak për ngrica në disa prej akseve rrugore në vend .Akse problematike në qarkullim në jug të vendit  kanë qenë Jorgucat –Qafa e Muzines por edhe rruga nacionale Gjirokastër –Tepelenë
në vendin e quajtur Uji I ftohtë . Për këtë shkak mund të perballeshe  me  forca policie që keshillonin ecjen me ngadale. Edhe rruget e brendshme ne qytetin e Gjirokastrës jane zgjuar nen mbretërinë e akulit duke e bërë edhe më të vështirë qarkullimin si për automjete ashtu edhe për këmbësor. Ajo që të bie në sy është fakti se askush nuk është kujtuar të marre masa për hedhjen e kripës dhe skorjes. Temperaturat nen zero pritet të jenë present dhe në ditët në vijim dhe për këtë shkak marrja e masave për lehtesimin e qarkullimit është emergjente sidomos si një element në shmangjen e aksidenteve kaq të shumta në vendin tonë.

No comments:

Post a Comment