24 December 2013

Gjirokastër: Radhë në Kakavije. Dhjetëra autobuzë me udhëtarë, në pritje për të kaluar drejt Greqisë.

                                                                             

Prej mëngjesit të së hënës, në Kakavije janë shënuar radhë të gjata të automjeteve në pritje për të kaluar në territorin grek. Shkak ka qenë operimi vetëm me një sportel i palës greke e cila përsërit të njëjtin mekanizëm, në kohët me fluks të madh udhëtarësh ndersa pala shqiptare edhe pse po punonte me 4 sportele ne hyrje dhe po aq ne dalje detyrohej nga puna e pales greke te ecte ngadale. Mesditën e sotme,jane dtyruar te qendrojne ne radhe 10 autobuz te linjave te ndryshme si dhe disa automjete te vogla.
Kontrollet fizike të mjeteve dhe autobuzëve nga ana e policëve kufitare më së shumti, shtonin ndjeshëm minutat e pritjes cka përbënte problem jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, por edhe për vetë udhëtarët.Autobuzë të linjave Tiranë-Athinë, kanë qëndruar prej orës 07:00 të së hënës e deri në orët e mesditës në Kakavije, në pritje për të kaluar matanë kufirit. Nga ana e tyre, udhëtarët, janë shprehur të revoltuar për gjendjen e krijuar.Në ditët pasuese, parashikohet një rritje të fluksit të emigrantëve që do vijnë në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit. Mirëpo, numri i të ardhurve dhe të ikurve për këto festa, mesa duket do të jetë i barabartë pasi mjaft prej emigrantëve me banim rezident në Greqi, kanë zgjedhur këtë të fundit për të kaluar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, cka shoqërohet me ardhjen e familjarëve të tyre nga Shqipëria.Nje rritje lehtesisht e levizjeve nga te dyja anet e kufirit edhe pse i faturohet festave te fund vitit krahasuar me vitet e tjera eshte e pakt,ndoshta dhe per shkak te krizes.




No comments:

Post a Comment