Biznesi italian, është më pak prezent në jug të vendit, në raport me rajonet e tjera. Pikërisht për të gjetur një klimë mirëbesimi dhe terren të përshtatshëm në jug të vendit, Oda Rajonale e Ekonomisë dhe Industrisë në Gjirokastër së bashku me Konsullatën e Nderit të Republikës së Italisë në Gjirokastër, ka organizuar një takim për të lancuar një projekt konkret për nxitjen e ardhjes së investitorëve të huaj kryesisht ata italianë. Konferencës së sotme, i ka kushtuar rëndësi edhe përfaqësuesit e biznesit italian, të stacionuar në vendin tonë. Maurizio Zanier kryetari i Dhomës së Tregtisë Italiene në vendin tonë ka qenë prezent së bashku me konsullin e përgjithshëm të Italisë në Vlorë Stefano Bergesio.
Theksi në konferencën e sotme, ishte oferta ndaj biznesit italian për të qenë prezent me investime në rajonin e Gjirokastrës ku shquhet për potenciale të rëndësishme natyrore dhe krahë të lirë pune. Sipas konsullit italian ne Vlore Stefano Bergesio, klima e sigurisë në vend, është optimale dhe kjo e bën më të besueshëm investitorin italian.Biznesi italian është pak prezent në rajonin e Gjirokastrës dhe sipas kreut të Odës Ekonomike dhe të Industrisë në rajonin e Gjirokastrës Mustafa Devolli, duhen politika nxitëse nga qeveria për të bërë të besueshëm klimën e investitorit italian vend i cili është një potencial zhvillimi në ekonominë botërore.
No comments:
Post a Comment