13 November 2013

RIJETEZIMI I ZONES MUZEALE


Banesa e gurte e Babametove ne qytetin e Gjirokastres eshte kthyer ne model te rijetezimit te monumenetve te kultures. Pas restaurimit te realizuar perpara disa muajsh kjo shtepi e gurte tashme eshte shndruar ne qender te promovimit te trashegimise kulturore dhe mbeshtetjes se turizmit. Ne mjediste karateristike te saj jane relizuar nje sere trajnimesh, seminare, tryeza te rrumbullakata, ekspozita, etj te cilat kane ndihmuar per promovimin e qytetit te gurte.
Restaurimi I kesaj banese u bë i mundur me një fond rreth 200 mijë euro, investim i Organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), me seli në Suedi.Aktualisht po vjen ne ritje interesimi i subjekteve te ndryshme ne lidhje me rijetezimin e godinave te gurta ne zonen historike te Gjirokastres Përpara rreth 200 vjetësh, monumenti i kategorisë së parë të Babametove u ndërtua nga një baba me dy djemtë e tij, në mënyrë që secili të kishte nga një krah trekatësh me pamje nga oborri me puse. Muret e katit përdhe dhe të katit të parë janë të ndërtuara me gurë, ndërsa kati i dytë është realizuar me një strukturë druri më të lehtë, mënyra këto ndërtimi tipike të kohës së ndërtimit të kësaj shtëpie (1885/1887)., Ndërkohë që kjo banesë është një ikonë e arkitekturës tradicionale në Gjirokastër.

No comments:

Post a Comment