12 November 2013

NJE I VRARE DHE NJE I PLAGOSUR NE MEMALIAJ


Dy kushërinj me njëri-tjetrin, qëllohen me armë zjarri, nga një person i vetëm në qytetin e Memaliaj. Gjithcka ka ndodhur në orën 21:12 minuta të së martës në pallatet e profileve të betonta, në hyrje të qytetit të Memaliajt, as 100 metra larg aksit nacional Memaliaj-Tepelenë. Aurel Haxhia dhe Niko Bakaj, kanë qenë viktima të breshërisë së automatikut nga një person i tretë, i cili dyshohet të jetë bashkëfshatar me dy të rinjtë nga fshati Memaliaj, fare pranë qytetit që mban të njëjtin emër.
Të shtënat e automatikut, kanë qenë një breshëri e vetme, aq sa ka mjaftuar, për t’i lënë përtokë dy të rinjtë, njëri prej të cilëve Aurel Haxhiaj 31 vjec, humbi jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Tepelenës.
Haxhiaj, ishte qëlluar nga nje bresheri automatiku  në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa djali i dajës së tij Niko Bakaj 25 vjec, ka marrë  plumba automatiku në trup dhe si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore, është transportuar për në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Dy kushërinjtë, kanë qenë së bashku gjatë momentit kur janë sulmuar me automatik nga një person i cili ende nuk është identifikuar nga Policia e Tepelenës. Në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor nga Drejtoria Rajonale e Policisë dhe specialistët e kriminalistikës, për të marrë provat në vendngjarje dhe identifikuar rrethanat në të cilat ndodhi krimi. Burime të sigurta nga grupi hetimor, konfirmojnë se dy të rinjtë, kishin dalë nga një lokal dhe po largoheshin në drejtim të banesave të tyre në fshatin Memaliaj. Sapo janë afruar në vendngjarje ata janë qëlluar me breshëri automatiku duke qenë krejtësisht të pambrojtur nga sulmi me armë zjarri. Agresori pasi ka qëlluar, është larguar në drejtim të paditur por koordinatat ende janë të paqarta për policinë. Të parët që kanë dhënë alarmin, ishin banorët e katit përdhes të pallatit ngjitur të cilët kanë lajmëruar policinë për këtë ngjarje.Sipas burimeve te policise jane shoqeruar ne komisariatin e Tepelenes 13 persona

No comments:

Post a Comment