11 November 2013

PERMBYTEN DY SHTEPI NE VALARE


Dy banesa në fshatin Valare të rrethit të Gjirokastrës, janë përmbytur mesnatën e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Shirat e rrëmbyeshëm përgjatë 24 orëve të fundit, kanë sjellë anomali të theksuar në fshatin fushor rreth 5 km në lindje të qytetit të Gjirokastrës. Kanali i kullimit të ujërave të bardha, ka rritur nivelin e prurjeve nga kodra e Shën Triadës cka është përcjellë direkt në godinën dy katëshe, aty ku banojnë familjet Goci dhe Shehu.
Pronarët e këtyre dy banesave përdhese, rrëfejnë ngjarjen e cila u ka shkaktuar atyre dëme të konsiderueshme në orenditë shtëpiake.Nga ana e vet Komuna Lunxhëri, përmes kryetarit të saj ka premtuar mbështetje financiare për rastin në fjalë.Ndërkaq Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Gjirokastrës, po analizon situatën në terren duke verifikuar edhe pasojat konkrete. Për kreun e Enmergjencave Civile në Institucionin e Prefektit të Gjirokastrës, përmbytja e dy banesave, ka ardhur si pasojë e bllokimit të tombinove në rrjetin e ujërave të bardha pranë rrugës kryesore.Në 24 orët e fundit, në Gjirokastër, rreshjet kanë krijuar probleme përvecse në fshatin Valare edhe në fshatrat e tjera të qarkut ku më problematike situata paraqitet në aksin rural Tepelenë-Kurvelesh

No comments:

Post a Comment