15 November 2013

PROTESTOJNE NXENESIT NE GJIROKASTER


Edhe Gjirokastra është zgjuar duke u bërë pjësë e protestave  të gjithë shqiptarëve në limitin e afatit për ti thënë jo Armëve Kimike .Kanë qenë nxënës te gjimnazeve dhe shkollave 9 vjecare të cilët kanë protestuar ne sheshin e Çercizit për ti thënë jo hyrjes së armëvë kimike në Shqipëri. Ne jemi e ardhmja e këtij vendi ne  nuk duam armë kimike në këtë vend kane qëne thirrjet e nxenesve në qytetin e gurtë. Jemi këtu për të pritur një jo.
Në Shqipëri nuk duhet të futet asnjë gram sarin apo helme të tjera Prej sheshit te Çercizit protesta u zhvendos perpara bashkisë së qytetit nga ku protestuesit kerkuan te thuhet jo nga qeveria Shqiptareve në lidhje me ardhjen e armëve kimike në shqipëri.Ne nje kohe që OKB ne oren 15:00 pritet të thotë fjalën e saj për këtë ceshtje Krymenistri Rama nëpërmjet një mesazhi ne rrjetin social Facebook ka deklaruar se do të thotë fjalën e tij në oren 17:00 të kësaj dite. Është hera e parë që shoqëria civile në shqipëri te protesojë në përmasa të tilla për një ceshtje të tille jetike.Në kryeqytet protestues nga e gjithë Shqipëria  kanë qëndruar në Bulevardin para Kryeministrisë gjatë gjithë natës,ndërsa ne mëngjes mësohet se  iu bashkuan  grupe qytetarësh, studentësh, nxënësish dhe aktivistë të mbrojtjes së mjedisit, të cilët po protestojnë kundër shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në territorin shqiptar. Shumica e qytetarëve u organizuan përmes rrjeteve sociale, si "Facebook" e "Twitter".dhe nuk kanë pranuar aspak përfshirjen e politikës në këtë protest të Shqiptarëvë për shqipërinë dhe jo partitë politike.

No comments:

Post a Comment