14 November 2013

ARMET KIMIKE


Zv ambasadori amerikan në Shqipëri, Henry Jardine, ka siguruar se demontimi i armëve kimike në Shqipëri do të kryhet nën një mbikqyrje rigoroze ndërkombëtare dhe aq më tepër do të jetë tepër i sigurtë. Interesit I medias për këtë cështje, zoti Jardine i'u përgjigj me deklaratat e dhëna nga ambasadori amerikan në vendin tonë Aleksandër Arviziu ditë më parë.
Jardine ka përforcuar fjalët e Arviziusë ku procesi i demontimeve të armëve kimike, është ndërkombëtar me nivelin më të lartë të sigurisë dhe të kontrollit. ndërkohë që pyetjes se sa të sigurtë do të jenë shqiptarët nga ky proces, zoti Jardine ripërsëriti se kjo cështje do të kryhet me nivelet më të larta të sigurimit dhe të mbikqyrjes ndërkombëtare. Këto deklarata zv ambasadori amerikan në vendin tonë Henry Jardine, i ka bërë në pikën kuiftare të Kakavije ku ndodhej për një vizitë.për të vlerësuar me certifikatë nga Departamenti Amerikan i Shtetit,  dy efektivave të Policisë Kufitare të cilët, kanë qenë elitarë në luftën kundër trafiqeve të ndryshme në Kakavije.

No comments:

Post a Comment