14 November 2013

NE GJIROKASTER MUNGON PROTESTA


Në 5 qytete të Shqipërisë në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Fier dhe Korcë po protestohet kundër demontimit të armëve kimike Siriane në Shqipëri, në Gjirokastër protestat mungojnë. Të pyetur nga kamera e TV kanal 7 qytetarët gjirokastritë edhe pse në mungesë të protestave shprehen se sjellja e armëve siriane nuk duhet lejuar për shkak të rreziqeve që ato sjellin për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.
Por ekziston edhe mendimi ndryshme tek disa qytetarë që besojnë tek qeveria e zgjedhur nga vota e popullit.Duke menduar se edhe nëse do të merrët një vendim i tillë do të kryhet në masa të forta sigurie dhe nuk do të rrezikojë jetën e shqiptarëve.Washingtoni i ka kërkuar Shqipëris të pranojë kërkesën për demontimin e armëve kimike në Shqipëri teksa shtetet e tjera perëndimore si SHBA-ja, Britania, Franca, Norvegjia dhe Turqia të cilat kanë eksperiencë në shkatërrimin e armëve kimike e kanë mohuar mundësin që armët kimike siriane të shkatërrohen në territorrin e tyre. Është e vërtetë se Shqipëria ka pasur eksperincë edhe më parë, por duhet patur parasysh se rreziku i kontaminimit mjedisor i cili është i mundshëm pavarsisht masave që mund të marrë Tirana apo Perëndimi.

No comments:

Post a Comment