06 September 2013

Grabitje ne seri me pistolete loder


Arrestohet autori i grabitjes së kazinosë, në qendër të qyteti të Gjirokastrës. Jorgo Kumaraku u arrestua mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës, pas një operacioni të organizuar nga sektori i krimeve të rënda në bashkëpunim me blutë e Sarandës dhe Gjirokastrës.36-vjecarit nga fshati Livadhja i Sarandës gjatë arrestimit iu sekuestrua telefoni dhe çantat e grabitur në kazino.

Grabitja e kazinosë, ndodhi pasditen e djeshme në qendër të qytetit të Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, kur një person ka arritur të marrë një shumë parash në arkën e kazinosë, duke kërcënuar me një pistoletë lodër një prej punonjëseve, e cila ndodhej vetëm.36-vjeçari grabiti në arkë 240 mijë lekë të vjetra dhe më pas ka mbyllur në tualetin e kazinosë kamerieren.

No comments:

Post a Comment