40 emigrantë të huaj, mes të cilëve 5 femra dhe 3 fëmijë, u ndaluan sot
në dy aksione të ndryshme, njoftoi policia kufitare e Gjirokastrës, në
jug të vendit. Gjatë ndalimit të 40 klandestinëve u identifikua edhe
një trafikant, tashmë i shpallur në kërkim. "Emigrantët nga Sudani dhe
Maroku u ndaluan rreth 7 kilometra në thellësi të territorit shqiptar.
Ata po udhëtonin në fshehtësi, por u diktuan nga policia kufitare”, bënë të ditur burimet zyrtare falë mjeteve logjistike”, theksoi policia e Gjirokastrës. Grupi i parë prej 12 personash u kap në Peshkepi, grupi i dytë i klandestinëve prej 14 personash u kap në Glin, ndërkohë që 14 klandestinë mes tyre 5 gra dhe 3 fëmijë u arrestuan në kufi. Gjatë këtij viti policia kufitare e Gjirokastrës ka ndaluar mbi 430 emigrantë të huaj, kryesisht nga Afganistani, Iraku, Tunizi, Siria dhe Palestina. Dyndja e klandestinëve ditët e fundit ka bërë që policia kufitare të forcojë kufirin jeshil. Klandestinët e përdorin vendin tonë kryesisht si vend transit për të kaluar më pas për në vende të tjera të Evropës.

No comments:
Post a Comment