Ka përfunduar gjithcka në Parkun Kombëtar të Viroit në Gjirokastër.
Pavarësisht përpjekjeve ethanore për shuarjen e zjarrit të aktivizuar që
prej mesditës së kësaj të hëne, flakët kanë djegur një sipërfaqe të
konsiderueshme me pisha në kodrat e këtij parku. Tashmë nuk po bëhet
asnjë ndërhyrje nga autoritetet e Gjirokastrës. Zjarri ka
përparuar drejt zonës së Delvinës, ndërkohë që ndërhyrja është e
pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Te persona shfaqën probleme
me shëndetin si pasojë e asfiksimit nga tymi gjatë kohës kur po
ndërhynin me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve. Bëhet fjalë për
zëdhënësin e policisë së Gjirokastrës dhe dy punonjës të policisë
bashkiake.
Zjarr në Parkun Kombëtar të Viroit, 3 të asfiksuar, kërkohet ndërhyrja nga ajriNjë zjarr i fuqishëm ka rënë mbi pishat e Parkut Kombëtar të Viroit, në Gjirokastër, ndërsa vijon të jetë aktiv prej disa orësh. Sipas policisë, zjarri në park ka përfshirë një sipërfaqe të madhe që shkon deri në afërsi të kurorës së dytë të pishave. Policia njofton se, zjarrëfikset që ndodhen në vendngjarje, e kanë shumë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të thyer malor. Në aksion për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe policia e rendit dhe ajo bashkiake. Raportohet se tre persona kanë shfaqur probleme me shëndetin si pasojë e asfiksimit nga tymi i zjarrit. Bëhet fjalë për zëdhënësin e policisë së Gjirokastrës dhe dy punonjës të policisë bashkiake. Mësohet se për shuarjen e flakëve po punohet edhe me mjete rrethanore, ndërkohë që vetëm ndërhyrja nga ajri do të neutralizonte flakët që përhapen me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë. Edhe kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime apelon që të ndërhyet nga ajeri për normalizimin e situatës problematike të krijuar prej disa orësh, në Parkun Kombëtar të Viroit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së këtij zjarri masiv.

No comments:
Post a Comment