02 July 2013

Patentat me pike


Më 14 qershor 2013, ne  Shqipëri është  miratuar sistemin e lejes së drejtimit të patentës me pikë. Me propozim të Ministrisë së Transporteve, qeveria miratoi rregulloren e zbatimit të Kodit Rrugor, e cila përmban disa ndryshime që sjellin në zbatim sistemin e heqjes së pikëve në patentë për çdo kundravajtës deri te heqja e lejes së drejtimit, kur arrihet kuota zero pikë.
Në vendimin e qeverisë, ka një tabelë të bashkëlidhur ku janë listuar të gjitha kundravajtjet rrugore dhe përcaktimi për numrin e pikëve që hiqen në patentë për secilën nga shkeljet. Pikërisht një tabelë e cila sqaron për të gjithë drejtuesit  e mjeteve se si duhet të sillen kur janë në drejtimin e automjetit  nëse nuk duan që nga patenta e tyre te hiqen pikë.Në vendimin e qeverisë thuhet se “pas nenit 312 të Kodit Rrugor të Shqipërisë, shtohet neni 312/1, me këtë përmbajtje: “Neni 312/1 leje drejtimi me pikë, neni 120/1 i Kodit Rrugor dhe zbatimi i saj sipas tabelës së heqjes së pikëve për çdo kundravajtje. Në pikën tre thuhet se për të rimarrë pikët e humbura, drejtuesi i mjetit duhet t’u nënshtrohet kurseve të kualifikimit dhe provimeve për kategorinë më të lartë të shënuar në lejen e drejtimit të anuluar. Një paragraf më poshtë në vendimin e qeverisë thuhet se kontrolli i gjendjes reale të pikëve nga çdo drejtues mjeti rrugor bëhet në faqen në internet të Drejtorisë së Përgjithëshme, duke iu referuar numrit të lejes së drejtimit. Në  këtë vendim theksohet se “për drejtuesit e mjetit rrugor, që janë punonjës të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe kontrolleve të tjera në rrugë, sipas neneve 11 dhe 12 të Kodit Rrugor, numri i pikëve të tabelës së mësipërme dyfishohet”. Vendimi thekson se sistemi i patentës me pikë nuk zbatohet në rastet e automjeteve të autoshkollave dhe drejtuesve të tyre, referuar nenit 120 të Kodit Rrugor.Saktësisht drejtuesi i mjetit rrugor që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë i hiqen 8 pikë.Drejtuesi i mjetit rrugor që zotëron leje drejtimi prej më pak se 3 vjetësh, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë i hiqen 10 pikë.Drejtuesi i mjetit rrugor që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda një viti i hiqen 10 pikë.Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje në kthesat i hiqen 6 pikë.Drejtuesi i mjetit rrugor që hyn kundërvajtje në rakordimet konvekse i hiqen 5 pikë.Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje me fushëpamje të kufizuar i hiqen 10 pikë.Drejtuesi i mjetit rrugor që përshkon karrexhatën kundërvajtje kur rruga është e ndarë në disa karrexhata të veçanta i hiqen 10 pikë.Drejtuesi i mjetit rrugor është përsëritës i shkeljes së dispozitave të nenit 140, pika 10, të Kodit Rrugor, të ndryshuar, brenda vitit i hiqen 10 pikë.Drejtuesi i mjetit rrugor, duke u futur në kryqëzim, nuk i jep përparësi mjetit tjetër që vjen nga e djathta dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh i hiqen 5 pikë.Drejtuesi i mjetit rrugor në kapërcimin e linjave hekurudhore  të tramvajit, nuk i jep përparësi mjetit që lëviz mbi shina dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda   12 muajsh i hiqen 5 pikë.Drejtuesi i mjetit rrugor nuk i jep përparësi atij që qarkullon në rrugë, kur hyhet në rrugë nga zona që nuk janë për kalim publik dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh i hiqen 8 pikë.Drejtuesi i mjetit rrugor zë kryqëzimin apo dhe kapërcimin e linjave hekurudhore a të tramvajit, duke mos pasur mundësi të lirojë zonën e manovrimit pa penguar kalimin e mjeteve që vijnë nga drejtime të tjera dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje 12 muajve i hiqen 8 pikë.Drejtuesi i mjetit rrugor vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit ose i policit të trafikut e ndalojnë këtë lëvizje  i hiqen 10 pikë.Drejtuesi i mjetit rrugor, si pasojë e mosrespektimit të largësisë së sigurisë ndërmjet mjeteve, shkakton përplasje me dëmtime të rënda për mjetin dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda 12 muajve i hiqen 10 pikë.Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton detyrimet e ndalimit dhe përparësisë gjatë këmbimit të mjeteve sipas përcaktimeve të pikave 1, 2 dhe 3, të nenit 148, të Kodit Rrugor, të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje   i hiqen 8 pikë.Drejtuesi i mjetit rrugor që kryen transport në kushte jonormale ose qarkullon me një mjet jashtë norme, pa zbatuar kushtet e përcaktuara në autorizim i hiqen 6 pikë.Në fakt tabela e heqjes së pikëve është mjaft e gjatë.Ndërkohë me këtë sistem të ri ,të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të bëjne kujdes,pasi nëse do të arrijnë në zero pikë në patentën e tyre,atëhere i hiqet leja e drejtimit.

No comments:

Post a Comment