01 July 2013

Masat per parandalimin e flakeve


Grupe vullnetarësh nga çdo njësi administrative qofte bashki apo komunë, janë trajnuar për parandalimin e zjarreve në Qarkun e Gjirokastrës.Aktualisht me rritjen e temperaturave ka nisur dhe monitorimi i zonave të njohura si kritike, me qëllim parandalimin në kohë të flakëve. Gligor Dushi specialist i Shërbimit Këshillimor për Pyjet dhe Kullotat Komunale në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor në rrethin e Gjirokastrës,
bën me dije se grupet vullnetare tashmë janë në terrren për të kapur në kohë çdo vatër zjarri.Një vit më parë Gjirokastra, ndyshe nga çdo vit tjetër u paraqit me mirë në lidhje me dëmet e shkaktuara nga flakët.Megjithatë vatra zjarri janë evidentuar në Tepelenë, në fshatin Majkosh ku u dogjën dhjetra rrënjë ullinj si dhe vreshta e pemë frutore ,ndërsa në Gjirokastër u evidentuan raste zjarri në Zhapokikë e Kamçisht. Problem në lidhje me vatrat e zjarreve edhe për këtë sezon mbeten barinjtë, të cilët për të përfituar kullota të reja djegin barin,një fenomen që më pas u del nga kontrolli . Disa herë nga policia  janë arrestuar me dhjetra persona, por askush nuk është përgjigjur penalisht.

No comments:

Post a Comment