30 July 2013

Gjirokastra po përjeton mungesën e ujit


Temperaturat Afrikane që kanë mbërther vendin tonë nxjerrin në pah edhe problemin e furnizmit me ujë të pijshem,për këtë arsye në bashkinë Gjirokaster është zhvilluar një takim me ndërmarrjen e Ujësjellësit. Kryetari i bashkisë Gjirokastër z Bime tha se askush në kete periudhë nuk do të jetë me pushime por perkundrazi do të jenë në gjendje gadishmërie. Nuk do të lejoet- tha ai
askush të shpërdorojë qoftë edhe një pikë ujë Drejtori i ndermarrjes së Ujësjellësit Dashamir Qeli tha për mediat se shumë lagje ne qytetin e gurtë kanë problemin me furnizmim me ujë të pijshëm për shkak të tensionit të ulët që vjen në depot e furnimit që nuk i lejon pompat të futen në punë. për këtë- tha ai i kemi  nis një shkresë filialit të Cez në Gjirokastër por edhe drejtorisë qëndrore për të marrë masa .Rritja e temperaturave ndikon edhe në uljen e prurjeve në burimet nga ku furnizohet Gjirokastra, dhe për këtë arsye cdo muaj Korrik, Gusht qyteti përballet me problemin e mungesës së ujit

No comments:

Post a Comment