08 June 2013

SEMINARI

Është  zhvilluar gjatë ditës së djeshme në Tiranë seminari i organizuar nga AMA me temën “Zbatimi i dispozitave të ligjit të ri në fushën e medias audio –vizive “,format dhe mënyrat e kalimit në transmetimet numerike.Në këtë seminar kanë marrë pjesë përfaqësues të operatorëve ,të cilët pas prezantimeve që do të mbahen nga specialistë të AMAS, do të  kenë mundësinë për të diskutuar dhe qartësuar dispozitat që lidhen me standartet dhe kërkesat e kodit të trasmetimit në fushën e reklamave ,mesazheve me interes të lartë publik ,promovimin e veprave europiane si dhe hapat dhe procedurat e liçensimit të rrjeteve private numerike
kombëtare,altenativat e kalimit të operatorëve egzistues ,standartet teknike ,liçencat dhe autorizimet.Në zbatim të nenit 48 të ligjit NR.972013 për mediat audio –vizive në Republikën e Shqipërisë, AMA ka nisur proçesin e këshillimit publik për të gjitha aktet rregullatore ,të cilat kanë një ndikim të ndjeshëm në ofrimin e shërbimeve audio dhe audio-vizive.

No comments:

Post a Comment