05 June 2013

MATURANTET

Vetëm  pak  ditë pas provimit të letërsisë, maturantët kanë filluar të mendojnë për notat që pretendojnë të marrin. Specialistët e AKP-s në një pronocim kanë thënë se nga dita e henë  kane nisur korigjimet e provimeve. Korigjimet do të bëhen në qëndra të caktuara nga Ministria e Arsimit. Siç bëjnë të ditur burimet, përgjigjet e provmit do të jenë gati pas 10 ditësh. Në datën 14 qershor maturantët do të testohen në provimin
e dytë të detyruar, atë të Matematikës. Agjensia Kombëtare e Provimeve bën të ditur se korigjimi i provimit të letrsisë do të mbarojë para datës 14 qershor por ato do të publikohen pas zhvillimi të provimit të matematikës. Arsyeja sipas AKP-s do të jetë mos shpërqëndrimi i maturantëve për tu përgatitur në një nga provimet më të vështirë të maturës shtetërore, në matematikë. “Do të ndiqet e njëjta metodë si një vit më parë, ku përgjigjet u publikuan direkt pas provimit të letërsisë. Fillimisht ne, do të dalim me të dhëna paraprake për numërin e të ngelurve si dhe për numërin e maturantëve që janë vlerësuar me notën 10”- përmendin burime pranë AKP-s. Provimet do të korigjohen nga 2 vlerësues të ndryshëm.
Në rastet kur dy vlerësuesit e parë kanë mos përputhje të notës atëherë do të jetë një vlerësues i tretë i cili do të vendosë notën përfundimtare të provimit.Pavarsisht se shumë maturantë, “ja hodhën” duke kopjuar gjatë zhvillimit të provimit përsëri ata do të dënohen nëse kuptohen nga vlerësuesi “Nëse një test do të kuptohet që ka përgjigje identik me librin ose përgjigje të cilat janë marrë nga interneti, atëherë asaj pyetje do ti vihen 0 pikë. Në rastet kur ka disa pyetje dhe vërtetohet kopja, do të shikohet mundësia që maturantë të vlerësohet me notën 4”. Një vit më parë numëri i të ngelurve ishte rreth 1000. Në këto shifra pritet të jetë dhe këtë vit numëri i maturantëve që do të vlerësohen me 4, ndërkohë që specialistët presin rritjen e numërit të maturantëve që që do të marrin notën maksimale, 10.
Përflitet se mësues të ndryshëm që bënin pjesë në  komisione vëzhgimi u jepnin ndihmë nxënësve në plotësimin e testit të Gjuhë-Letërsisë që u zhvillua me 31 maj 2013. Sipas këtyre hipotezave të hedhura, ky urdhër verbal ka qene i dhënë nga drejtuesit e tyre ,u është dhënë me qëllim komprometimin e 18-vjeçarëve që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 23 qershorit,por asgje nuk është e konfirmuar .

No comments:

Post a Comment