05 June 2013

Vizita e dyte e Rames ne Gjirokaster pritet ne 10 Qershor

Lideri socialist Edi Rama pritet të bëje takimin e dytë në Gjirokastër në datën 10 qershor, në kuadër të zgjedhjeve të 23 qershorit. Takimi i dytë nga socialistët e Gjirokastrës është konceptuar të jetë i ndryshëm nga ai i pak ditëve më parë ku u prezantua skuadra socialiste për Qarkun e Gjirokastrës.Ashtu sikundër ka vijuar takimet në të gjithë vendin duke biseduar këmbëkryq me njerëzit,ashtu mendohet se do te jetë edhe takimi i Gjirokastrës,ku pritet të trajtohen kryesisht probelemet ekonomike. Në Gjirokastër, Rama dhe e majta vjen me pretendimin e marrjes së katër mandateve,ashtu siç tha vetë Rama në Gjirokastër.

No comments:

Post a Comment