Kamera e televizionit Channel 7 është ndalur të premten në shkollën 9 vjecare”Koto Hoxhi”,ku ka vëzhguar festën tradicionale të “luftës ” me miell të nxënësve që mbyllën vitin akademik 2012-2013.Jo vetëm në oborrin e shkollave ,por edhe ne ambientet jashtë dhe rrugët përgjatë bulevardit të lagjes “18 shtatori” nxënësit të mbuluar nga mielli i dhuruan njëri-tjetrit shaka ,gëzim e nostalgji.Pavarësisht se mielli është një ndër "armët" e luftës së fundit të shkollës, nuk kanë munguar edhe gjetje si goditjet me vezë ,salcë domatesh etj .Një tjetër akt që i është shtuar festës së lamtumirës është edhe grisja e librave .
Duke u nisur nga fakti se për një nxënës që e do dijen, ky veprim nuk është normal ,nuk është masivizuar. Mësuesit dhe drejtuesit i kishin lënë te lirë nxënësit dhe nuk ndërhynë në atmosferën e krijuar për të mbajtur rregull.Prej miellit u pudros edhe ndonjë kalimtar i rastit,ku nuk munguan as zënkat .Disi shqetësuese ishte situata edhe për bizneset që operonin rrotull ,ku për disa ore ndalën veprimtarinë e tyre e pas kësaj u duhej të pastronin ambientin dhe xhamat e dyqaneve të mbuluara me miell.Lufta me miell ka nisur fillimisht nga nxënës amerikanë
.Në SHBA përfundimi i shkollës 9 vjecare e të mesme festohet kështu në këtë dhjetëvjeçar të fundit .Në Gjirokastër ,kjo lloj ceremonie ka filluar pesë vjet më parë ,jo shume vonë duke konsideruar se nxënës të kontinentit të larget i kanë fillluar festime të tilla këtë dhjetë vjeçar.Ata që krijuan më tepër emocione dhe festë ishin nxënësit e klasave të nënta, të cilët tashmë u duhet të përballen me dy provimet e lirimit atë të gjuhës amtare më 12 qershor dhe provimin e matematikës më 19 qershor, për të mbyllur arsimin bazë 9 vjeçar.

No comments:
Post a Comment