21 May 2013

PD çel fushaten ne Gjirokaster


PD çeli zyrtarisht fushatën elektorale në Gjirokastër duke prezantuar edhe kandidatët e saj për deputetë për zgjedhjet e 23 Qershorit.Kryeministri Berisha u shpreh se ka sjellë edhe në këtë shesh “Uraganin e fitores”. “Para jush prezantojmë sot programin për 4 vitet që vijnë. Ky program bazohet para së gjithash në liritë tuaja, iniciativën tuaj të lirë. Programi ynë sjell mundësi punësimi për të gjithë, programi ynë frymëzohet nga ju, në aspiratën tuaj. Ju keni të përbashkët ëndrrën Evropiane,
pavarësisht nga origjina”, tha ai.“Emigrantëve shqiptarë kudo që janë, i ftoj të vijnë në Shqipëri, të investojnë në Shqipëri tre deri në pesë vjet pa asnjë taksë. Kthehuni vëllezër, sillini kursimet në vendin tuaj”.“Na takon neve regjistrimi në UNESKO si pasuri e kulturës botërore. Kam kënaqësinë t’ju informoj se çdo projekt për hyrjen e Gjirokastrës, për lumin e Drinos apo qendrën e qytetit, për shkollat, vaditjen e fermerët kanë patur angazhimin e plotë dhe total të përfaqësuesve tuaj, ministrave Genc Ruli dhe Spiro Ksera. Këta do vazhdojnë të jenë ministra të qytetarëve të Gjirokastrës, të gjithë atyre që jetojnë në këtë qark. Dy fjalë do t’ju them për biznesmenët e Edi Ramës. Së pari të marrim famozin Cacin, ai në mënyrë absolute përveç parave që i ka dhënë Ramës për tu vendosur në listë, s’ka asgjë të përbashkët me ju. Minoritarë mos prisni që ai mund t’ju përfaqësojë, përvec interesave të ngushta e babëzisë së pafundme s’ka asgjë tjetër. Le të marrim tjetrin të panjohurin, këtu në këtë shesh do sjellim fakte. Edhe dy kandidatet Ruli e Ksera kerkuan votat e Qarkun e Gjirokastres per te ecur perpara.

No comments:

Post a Comment