15 May 2013

Familjaret e viktimes dyshojne per hakmarrje


Një ditë pas vrasjes së Andi Nacit, 28 vjecarit përmetar në Grykën e Këlcyrës, familjarët e tij, kanë hedhur dyshimet e para për motivet që cuan në humbjen e jetës së njeriut të tyre të dashur. Djemtë e xhaxhallarëve të të atit të viktimës, në një prononcim ekskluziv hedhin hije dyshimi për një veprim hakmarrjeje në dëm të njeriut të tyre, nga njerëzit e ish nuses. Ky argument i tyre, mbështetet edhe tek zakonet krahinore të Burrelit ,origjina e ish nuses së të ndjerit ,ku divorci mes një cifti i pabazuar aspak në cështje nderi nuk falet lehtë.
Vetë të afërmit e viktimës, mes dhimbjes së ndarjes nga jeta të njeriut të tyre, orjentojnë në një pikë shumë të besueshme, policinë e cila deri tani, nuk ka rënë në gjurmët e autorit të këtij krimi.Mesditën e sotme, në Komisariatin e Policisë së Përmetit, ka dhënë dëshminë e vet edhe shoferi i taksisë 46 vjecari Robert Coka. Ky i fundit, ka dhënë detaje nga ngjarja e një dite më parë, duke u bazuar tek varjanti i dëshmisë së djeshme, në atë që personi i cili shtiu me armë zjarri në drejtim të Andi Nacit, nuk ishte i zonës së këtushme, por i panjohur. Vec tij, në Komisariatin e Policisë së Përmetit, ka dhënë dëshminë e vet edhe ish bashkëshortja e viktimës, e cila është shprehur se lajmin e vrasjes, e mori vesh përmes ekranit të televizorit. Madje ajo ende pa marrë vesh për ngjarjen, kishte shkuar në banesën e ish të shoqit, për të marrë fëmijën 2 vjecare të ciftit të divorcuar më 2 prill të këtij viti. Nga ana e vet, Policia e Përmetit, po vijon punën për kapjen e autorit të krimit ndërkohë që deri tani shenjat, janë mjaft mosbesuese për identifikim dhe kapjen e tij.

No comments:

Post a Comment