16 May 2013

Parada e kostumeve


320 festivalistë zbarkuan nëpër kallëdremet e qytetit të Gjirokastrës duke përshkruar qytetin e gurtë.Artistët e veshur me kostume popullorë dhe me flamujt kombëtarë e nisën rrugëtimin nga sheshi i “Çerciz Topullit “ ,duke vijuar në Pazarin Karakteristik  e më pas në kallëdrëmet e Lagjes Varosh  per tu mbledhur në  sheshin e lagjes: “18 Shtatori” . Grupet e ansambleve me veshjet e larmishme  përshkruan këtë itinerar nëpër rrugët e qytetit  ,duke vallëzuar e kënduar së bashku  e dhënë një spektakët plot kolor e tinguj  muzikor  në qytetin gri.
Edicioni i katërt i festivalit “Fest Argjiro 2013 “   u paraqit si një sipërmarrje e rëndësishme kulturore dhe artistike,  për krijimin e lidhjeve ,urave miqesore me vendet e huaja dhe promovimin e vlerave,traditës  së qytëtit muze.Në  natën e parë u ngjitën në skenën e odeonit katër ansambe :ansambi ”Argjiro “  i Gjirokastrës  ”Jehona e Dukagjinit” Klinë , ”Lidhja e Prizrenit “ dhe “Jahi Hasani” Cegran nga Gostivari  i Maqedonisë .Mbrëmjën e dytë publiku ndoqi  vallet ,këngët e kërcimet e grupeve folklorike nga Polonia,Mali I Zi,Shtoj,Ulqini,grupi folklorik i Janines ,Kroacise dhe i Torontos nga Italia.“Fest Argjiro 2013” do të mbyllet me natën e tretë  të enjten , me një koncert më pjesë të zgjedhura të ansambleve pjesmarrëse të “Fest Argjiro 2013 “,ku do të shpërndahen dhe diploma .Gjatë  tre ditëve u zhvilluan një sërë vëprimtarish kulturorë  si :promovime librash,çelje ekspozitash etj.

No comments:

Post a Comment