25 May 2013

Amnesty Internacional raport per Shqiperine


Amnesty International shpreh shqetesimin per rritjen e dhunes brenda familjes ne Shqiperi. Ne raportin vjetor te saj kjo organizate raporton se vitin e kaluar ka pasur 2526 incidente te dhunes ne familje ose 345 me teper sesa vitin e meparshem. "Kjo do te thote se dhuna ne familje vazhdon te jete nje problematike ne Shqiperi",- thuhet ne raportin e AI. Te tjera probleme qe permenden ne pjesen per Shqiperine jane tortura dhe keqtrajtimi ne burgje, diskriminimi i pakices rome dhe komunitetit homoseksual.
“Ka pasur disa raste vitin e kaluar kur komuniteti rom eshte larguar me force nga tendat e tyre dhe u eshte dashur te gjejne menyra te tjera, apo te sajojne strehime te tjera ku jane zhvendosur familjet e tyre dhe disa nga keto zhvendosje kane ndodhur gjate temperaturave te uleta te dimrit dhe qeveria ka marre shume pak masa per te akomoduar ne nje fare menyre kete komunitet",- thote zevendes drejtoresha e Programit per Evropen dhe Azine Qendrore ne kete organizate, Jezerca Tigani. “Ajo permend gjithashtu diskriminimin ndaj komunitetit gay ne Shqiperi, nje problematike qe sipas saj nuk eshte shume e njohur ne vendin tone, por qe duhet trajtuar me shume. "Parada e pare per te drejtat e ketij grupi ne Tirane vitin e kaluar ishte nje hap i rendesishem. Shpresojme qe kete vit perseri parada e Tiranes te zhvillohet",- thote Tagani. Nje problem gjitheperfshires ne Shqiperi, sipas zonjes Tigani eshte se shoqeria e sheh veten ende si homogjene dhe per kete arsye i sheh si te vecuara komunitetet rome dhe gay. “Aty eshte roli i qeverise shqiptare, per t’i pranuar dhe angazhuar keto komunitete qe te flasin me hapur dhe qe te kene te drejten e tyre te fjales dhe te shprehjes dhe te ndihen qe jane pjese e kesaj shoqerie shqiptare”,- thuhet ne raport. Po keshtu, ngrihet shqetesimi edhe per mungesen e kujdesit per te rinjte jetime qe duan te strehohen dhe nuk kane mundesi. Sa i perket Kosoves, theksohet se marreveshja me Serbine nuk permend te drejtat e njeriut. “Nuk ka asnje pike ne kete marreveshje qe te perfshije te drejtat e njeriut, apo te perfshije disa pika kryesore te cilat gjithmone kane qene dhe duhet te jene ne vemendjen e Serbise dhe Kosoves”. Duke iu referuar edhe takimit te fundit mes kryeministrave te Kosoves dhe Serbise per zbatimin e marreveshjes, Amnesty u ben thirrje ketyre autoriteteve dhe Komunitetit Evropian t’i therrase keto autoritete perseri ne tryeze dhe te bisedojme kete plan veprimi, por te marrin parasysh pikat kyce per respektimin e te drejtave te njeriut.

No comments:

Post a Comment