24 May 2013

240 Qendra votimi ne 23 Qershor


240 qendra votimi do te jene funksionale ne zgjedhjet e 23 qershorit ne qarkun e Gjirokastres,5 prej te cilave ambiente private.Qendrat e votimit jane  vendosur ne  shkolla,kopshte ,cerdhe,konvikte ,qendra shendetesore e kulturore etj dhe ne to jane te afishuara edhe listat me emrat e  zgjedhesve. Duke  u bazuar ne te dhenat e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per  Qarkun e Gjirokastres  do funksionojne 4 ZAZ . Perkatesisht ZAZ .Nr 78 e cila perfshin Bashkine Gjirokaster,Komunen Cepo ,
Picar e te Lazaratit ku regjistrohet edhe numri me i madh i votuesve 35.122 te  regjistruar,ku vetem 27.353 jane  ne Bashkine e Gjirokastres.ZAZ Nr.79 ne Bashkine e Libohoves dhe 8 komunat Qender-Libohove,Zagorie,Dropulli I Poshtem ,Dropulli i Siperm,Komuna Lunxheri ,Antigone ,Odrie e Pogon  me 32.735 votues. ZAZ Nr.80 do te funksinoje ne rrethin e Tepelenes  me 29.646 votues ku vetem  6.470  e tyre jane regjistruar  ne Bashkine Tepelene  .ZAZ.Nr 77 ne rrethin e Permetit  ku sipas te dhenave te publikuara do te votojne 26.380 numri  me i madh 8349 ne bashkine Permet. Ne total kutive te votimit  per zgjedhjet e kuvendit te Shqiperise me 23 qershor do ti drejtohen 123.883 zgjedhes   ,ku 67.857 jane votues te rrethit te Gjirokastres.Ambjentet e qendrave te votimit jane te aprovuara dhe monitoruara  nga koordinatoret e KQZ  per nje proces normal e te qete.Në përputhje me Kodin Zgjedhor një zonë qendre votimi ka jo më pak se 200 dhe jo më shumë se 1000 zgjedhës me vendbanim në territorin e saj. Ne baze te disa sondazheve pritet qe numri I votuesve te jete me I vogel se ne 2009.

No comments:

Post a Comment